Ndërlidhjet

logo-print

Boehner: Ende kemi dallime për “tatëpjetën fiskale”


John Boehner

John Boehner

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, John Boehner tha të mërkurën se ende ka “dallime serioze” me presidentin Barack Obama rreth zgjidhjes së krizës së njohur si “tatëpjeta fiskale, deris republikanët u zotuan të qëndrojnë në Uashington deri pak para ose pas Krishtlindjeve për të arritur një marrëveshje.

“Unë kam lindur me një gotën gjysmë të mbushur. Unë mbetem personi më optimist në
këtë qytet. Por, ne ende kemi disa dallime serioze”, citon Reuters, t’u ketë thënë Boehner gazetarëve në një konferencë për gazetarë.

Shtetet e Bashkuara përballen me “tatëpjetën fiskale”: 600 miliardë dollarë në shkurtime shpenzimesh dhe ngritje taksash, të cilat do të preknin thuajse të gjithë punëtorët amerikanë e që do të hyjnë në fuqi më 1 janar.

Presidenti Obama kërkon 1.6 trilion dollarë nga ngritja e taksave gjatë 10 vjetëve të ardhshëm për të ulur borxhin e vendit, ndërkohë që republikanët në Kongres kanë ofruar ngritje taksash prej 800 miliardë dollarësh.

Por, deri tani Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit republikanë nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë kompromis dhe kanë hedhur poshtë planet e njëri-tjetrit.
XS
SM
MD
LG