Ndërlidhjet

NATO hap kompleks të ri për forcat speciale


NATO-ja ka hapur një kompleks të ri qendror për forcat speciale, një lëvizje që synon shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe koordinimin më të mirë të njësive elite ushtarake.

Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, komandanti suprem i NATO-s James Stavridis tha se qendra e re do të sigurojë që kontingjentet kombëtare të zhvillojnë kapacitetet e tyre duke u trajnuar së bashku dhe duke zhvilluar doktrinat e përbashkëta.

Veprimi vjen derisa NATO po reformon forcat e saj dhe komandat në kohën e shkurtimeve në fushën e mbrojtjes,

Njëzet nga 28 vendet anëtare të NATO-s, kanë shkurtuar buxhetet e tyre të mbrojtjes si pasojë e krizës financiare të Evropës, që filloi në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG