Ndërlidhjet

SHBA: Rok grupet u ndihmojnë viktimave të uraganit


Pamje nga një koncert në Madison Square Garden
Pamje nga një koncert në Madison Square Garden
Disa nga grupet më të mëdha botërore të muzikës rok kanë mbajtur një koncert në Nju Jork, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit Sandy.

Në koncertin “12-12-12” në pallatin Medison Square Garden, morën pjesë Rolling Stones, Alicia Keys, Chris Martin, Billy Joel, Eric Clapton, Kanye West dhe Bon Jovi.

Nga uragani Sandy, i cili në tetor e kishte goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, patën vdekur më se 100 vetë, ndërsa mijëra të tjerë patën mbetur pa kulm mbi kokë, derisa uragani kishte kaluar nëpër territoret Nju Jork, Nju Xherzi dhe Konektikat, duke shkaktuar dëmë në vlerë prej miliarda dollarësh.
XS
SM
MD
LG