Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Aktivizohen aeroplanët luftarakë


Anijet japonenze afër ujërave rreth ujëdhesave Senkaku

Anijet japonenze afër ujërave rreth ujëdhesave Senkaku

Japonia sot i ka aktivizuar aeroplanët e vet luftarakë, në kuadër të vazhdimit të kontestit me Kinën, lidhur me ujdhesat e vogla në Detin Lindor Kinez.

Zyrtari i lartë i qeverisë japoneze, Osamu Fujimura, tha se tetë aeroplanë F-15s janë ngritur pasi një aeroplan kinez ka hyrë në hapësirën ajrore të ujëdhesave, që japonezët i quajnë Senkaku.

Emri kinez i ujëdhesave është Diaoyu.

Rrjedhimisht Japonia e ka bërë një protestë zyrtare ndaj Kinës, lidhur me atë që Tokioja e konsideron shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Qeveria e Japonisë, në muajin shator i ka blerë këto ujëdhesa të vogla, që besohet se kanë rezerva të naftës, nga një pronar privat.

Kjo blerje i ka ngritur tensionet me Kinën, e cila konsideron se ujëdhesat janë territor kinez.

Anijet kineze kanë hyrë dhe kanë dalur nga ujërat rreth ujëdhesave për më tepër se dy muaj.

Blerja e ujëdhesave nga Tokioja, ka shkaktuar protesta kundër Japonisë në gjithë Kinën, gjatë muajit shtator të këtij viti.
XS
SM
MD
LG