Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi me bombë – 16 të vrarë


Pamje pas një eksplodimi në Damask të Sirisë

Pamje pas një eksplodimi në Damask të Sirisë

Raportohet se nga një sulm me makinë-bombë, në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit Damask, janë vrarë 16 vetë dhe më se 20 të tjerë janë plagosur.

Agjencia shtetërore SANA ka raportuar se në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë dhe i fajëson “terroristët” për këtë sulm. Mediat shtetëtore shpeshherë kryengritësve në Siri u referohen si “terroristë”.

Shpërthimi ka ndodhur sot në qytetin Katana, kur makina e mbushur me materje eksplozive shpërtheu afër një shkolle.

Më herët, aktivistët sirianë kanë raportuar për një shpërthim afër një kompleski ushtarak në këtë qytet, derisa luftimet ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare po i afrohen Damaskut.
XS
SM
MD
LG