Ndërlidhjet

BE mirëpret mbylljen e Kampit Osterode


Osterode
Osterode
Bashkimi Evropian ka mirëpritur mbylljen e Kampit Osterode, kamp ky i kontaminuar me plumb në veri të Mitrovicës, dhe rivendosjen e familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane në shtëpi të reja.

Ky është kampi i dytë që mbyllet, pasi Cesmin Lug është shuar në tetor të vitit 2010, ndërsa BE-ja ka qenë donatore kryesore e të dyja projekteve.

"Ndërtimi i lagjes Mëhalla e Romëve dhe mbyllja e kampeve Cesmin Lug dhe Osterode janë gurë-themel i vërtetë i këtij projekti. Jam i kënaqur që kemi mundur të ndihmojmë këtë proces për familjet që kanë jetuar në kushte shumë të vështira. Avancimi ka ardhur vetëm kur autoritetet komunale të Mitrovicës u kanë ndarë familjeve tokën publike”, ka thënë përmes një deklarate për media shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Zamuel Zhbogar.

Ndërkaq, ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Radojica Tomiq, ka thënë se institucioni që udhëheq ai do të vazhdojë përkrahjen për kthim dhe riintegrim të komuniteteve nëpërmjet projekteve socio-ekonomike individuale dhe më të gjera.

Mbyllja e të dyja kampeve ka bërë që 148 familje të rivendosen në shtëpi të reja.
XS
SM
MD
LG