Ndërlidhjet

Arrestohen 7 të dyshuar për krim të organizuar


Ilustrim
Ilustrim
Sot në mëngjes janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për krim të organizuar dhe janë bastisur tetë lokacione në një operacion të kryer nga një ekip i përbashkët i Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës.

Operacionin e ka autorizuar një gjyqtar i procedurës paraprake të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren, bën të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit.

Sipas njoftimit, arrestimet pasojnë dy operacione të mëhershme nga ekipi i përbashkët hetues në Kosovë, në dhjetor 2011 dhe në prill 2012, në të cilat janë paraburgosur anëtarët e tjerë të supozuar të grupit të njëjtë kriminal.

Operacioni po ashtu përkon me arrestimin e dyzetepesë anëtarëve të tjerë të dyshuar të grupit kriminal, i cili ka ndodhur dje në rajonin e Ballkanit, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG