Ndërlidhjet

logo-print

Hartat e Google-it tani edhe në iPhone


Ilustrim

Ilustrim

Hartat e Google-it tashmë mund të gjenden edhe në iPhone. Gjiganti i kërkimeve online ka lëshuar aplikacionin e ri për telefonat e zgjuar Apple.

Apple kishte zëvendësuar Hartat e Google-it me shërbimin e tij të hartave në muajin shtator, por përdoruesit nuk kanë qenë të kënaqur.

Shumë nga ta kanë thënë se sistemi i haratave të Apple-it ka pasur numër të madh gabimesh, përfshirë vendosjen e një qyteti në mes të oqeanit.

Sistemit të Apple-it po ashtu i kanë munguar karakteristikat që i kanë bërë Hartat e Google-it popullore, si drejtimet për transportin publik e të tjera.
XS
SM
MD
LG