Ndërlidhjet

Moska nuk lejon Marshin për Liri


Lideri i Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov.

Lideri i Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov.

Autoritetet e Moskës nuk i kanë dhënë leje marshit të opozitës, të planifikuar për të shtunën.

Lideri i Frontit të Majtë, Sergei Udaltsov, ka thënë se organizatorët kanë marrë refuzimin zyrtar nga zyra e kryetarit të Moskës.

Autoritetet po ashtu kanë paralajmëruar opozitën se nuk do të lejojnë asnjë protestë të sanksionuar.

Marshi për Liri i 15 dhjetorit ka pasur për qëllim të shënojë përvjetorin e parë të protestave, që kanë shpërthyer pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të kaluar për shkak të dyshimeve për mashtrime zgjedhore.

Organizatorët kanë pritur rreth 50,000 njerëz të marrin pjesë në marsh.
XS
SM
MD
LG