Ndërlidhjet

Kapet një çerek toni drogë ilegale nga Afganistani


Afganistan
Afganistan
Autoritetet e Taxhikistanit kanë kapur gati një çerek toni drogë të kontrabanduar nga Afganistani.

Shërbimet e sigurisë kanë thënë se kanë konfiskuar më shumë se 200 kg hashash dhe 10 kg opium, gjatë tre operacioneve të ndara në këtë javë.

Këtë vit, Taxhikistani ka konfiskuar më shumë se tre tonelata drogë.

Kombet e Bashkuara besojnë se një e treta e heroinës së trafikuar për në Perëndim kalon përmes shteteve të Azisë Qendrore.

Afganistani prodhon rreth 90 për qind të opiumit ilegal në botë.
XS
SM
MD
LG