Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pranon se Assadi ka humbur kontrollin


Daraja, Siri

Daraja, Siri

Një zyrtar i lartë i Rusisë ka pranuar për herë të parë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka humbur kontrollin mbi vendin e tij dhe mund të përmbyset nga rebelët.

Zëvendësministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov, ka thënë se Rusia po bën plane për evakuimin e mijëra shtetasve të saj në Siri.

Ai ka thënë se fitorja e rebelëve mund të ketë çmimin e mijëra jetëve të njerëzve.

Rusia është aleat i ngushtë i Sirisë dhe ka bërë thirrje për bisedime ndërmjet Qeverisë siriane dhe rebelëve, me qëllim zgjidhjen e konfliktit 20-muajsh.

Ajo, së bashku me Kinën, u kanë vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat do t’i bënin presion regjimit të Bashar al-Assadit për të ndërprerë goditjen e përgjakshme mbi kryengritjen.

Fuqitë perëndimore kanë bërë vazhdimisht thirrje për dorëheqjen e Assadit.
XS
SM
MD
LG