Ndërlidhjet

Me gjithë dramën, zgjidhet kryeparlamentari i Ukrainës


Kryetari i ri i Parlamentit të Ukrainës, Volodymyr Rybak.

Kryetari i ri i Parlamentit të Ukrainës, Volodymyr Rybak.

Përfaqësuesi i Partisë së Rajoneve në Ukrainë, Volodymyr Rybak, është zgjedhur kryetar i parlamentit.

Rybak, 62 vjeç, ka lindur në qytetin Donetsk, i cili është edhe vendlindja e presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.

Votimi i sotëm vjen pas dramës së djeshme midis deputetëve të parlamentit.

Opozita ka bërë përpjekje të bllokojë emërimin e Rybakut, çfarë ka çuar në rrahje të rëndë ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të partisë në pushtet.

Partia e Rajoneve është më e madhja në parlament.
XS
SM
MD
LG