Ndërlidhjet

Gjykata në Strasburg dënon Maqedoninë


Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka urdhëruar sot Maqedoninë që t’i paguajë 60,000 euro dëmshpërblim një shtetasi gjerman, me prejardhje libaneze.

Autoritetet maqedonase kanë arrestuar në vitin 2003 Halid el-Masrin dhe ua kanë dorëzuar agjentëve të CIA-s.

Zyrtarët e CIA-s e kanë dërguar në Afganistan, ku dyshohet se është torturuar për pesë muaj, derisa CIA ka kuptuar se ka bërë gabim, duke thënë se ka qenë në kërkim të një personi tjetër me të njëjtin emër.

Gjykata në Strasburg ka thënë se “Qeveria e Maqedonisë duhet të mbahet përgjegjëse për torturën”.

Dhoma e Gjykatës Evropiane kishte nisur gjykimin e çështjes me kërkesë të avokatëve të el-Masrit.
XS
SM
MD
LG