Ndërlidhjet

Në Siberi, -48 gradë Celsius


Ilustrim
Ilustrim
Në disa zona të Siberisë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

Rajoni Krasnojarsk ka shënuar minus 48 gradë Celsius, ndërsa në Omskaja, Tomskaja, Kamerovo dhe në Siberinë e Re termometri ka shënuar -36 gradë Celsius.

Shumica e shkollave në këto zona janë mbyllur, ndërsa komunikacioni ajror dhe rrugor është vështirësuar për shkak të mjegullës.

Meteorologët parashikojnë acar të fortë në Siberi deri në fund të javës. Rritje e temperaturave pritet vetëm pas 18 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG