Ndërlidhjet

logo-print

Putin e quan “armiqësor” Ligjin Magnitsky


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “armiqësor” ligjin e Shteteve të Bashkuara, i cili parasheh sanksione për zyrtarët rusë, të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi me ligjvënësit në Moskë.

“Kjo me siguri është një lojë e brendshme politike, por nuk e kuptoj përse sakrifikojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi”, ka thënë Putin.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ligjin më 6 dhjetor. Ligji ka marrë emrin e avokatit rus, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në paraburgim në Rusi, më 2009.

Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë Kremlinin për mosndjekjen penale të përgjegjësve.

Moska ka thënë se po përgatit të njëjtën masë për zyrtarët amerikanë që dyshohen për shkelje të të drejtave humane.
XS
SM
MD
LG