Ndërlidhjet

Gjermania miraton Ligjin për syneti


Parlamenti Federal i Gjermanisë

Parlamenti Federal i Gjermanisë

Parlamenti Federal i Gjermanisë ka miratuar ligjin, i cili u mundëson fëmijëve në Gjermani të bëhen synet.

Ligji është miratuar me 434 vota për, 100 kundër, ndërsa 46 deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Sesioni parlamentar është ndjekur nga përfaqësues të komunitetit mysliman dhe atij hebraik në Gjermani.

Ligji për syneti kërkon sigurimin e kushteve që fëmija të mos ndjejë dhembje të madhe gjatë intervenimit kirurgjik, ndërsa në rast të rritjes së dhembjes parasheh përdorimin e narkozës.

XS
SM
MD
LG