Ndërlidhjet

Serbia dënohet me 80,000 euro dhe ndeshje pa publik


Logo i UEFA-s

Logo i UEFA-s

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar ekipin e futbollistëve të rinj të Serbisë me zhvillimin e një ndeshjeje kualifikuese pa publik, ndërsa Shoqatën e Futbollit të Serbisë me 80,000 euro, për shkak të incidenteve në një ndeshje më Anglinë, në stadiumin e Krushevcit.

Dënimi për ekipin e ri do të zbatohet në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2015.

Ai pason padinë që ka ngritur Shoqata Angleze e Futbollit para Federatës Evropiane të Futbollit

Në ndeshjen në Krueshevc, të zhvilluar në muajin tetor, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0.

Menjëherë pas lojës, serbët kanë sulmuar lojtarët dhe zyrtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke bërtitur parulla raciste.
XS
SM
MD
LG