Ndërlidhjet

Lieberman akuzohet për shkelje të besimit


Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka akuzuar ministrin e Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, për shkelje të besimit.

Të enjten, Yehuda Weinstein ka mbyllur hetimin 12-vjeçar kundër Liebermanit nën akuzat për mashtrim dhe pastrim të parave.

Aktakuza për shkelje të besimit është rezultat i dyshimeve se Lieberman ka marrë dokumente të klasifikuara të Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me hetimet kundër tij, nga një ish-i dërguar izraelit në Bjellorusi.

Vendimi i së enjtes thuhet se kërcënon karrierën politike të Liebermanit.