Ndërlidhjet

Rice tërhiqet nga “gara” për sekretare të shtetit


Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Susan Rice.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Susan Rice.
Susan Rice ka tërhequr emrin e saj nga shqyrtimi për postin e Sekretares amerikane të Shtetit.

Në një letër për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, Rice ka thënë se tërhiqet nga procesi, për shkak të vështirësive që janë paralajmëuar në seancën e konfirmimit në Senat.

Rice është përballur me akuza në lidhje me komentet e bëra pak ditë pas sulmit të 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi, ku kanë humbur jetën katër diplomatë të SHBA-së.

Obama ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se ka pranuar vendimin e saj dhe se është mirënjohës që Rice do të vazhdojë punën si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara.

Mediat në SHBA thonë se John Kerry – senator demokrat nga Masaçusetsi, i cili ka garuar për president më 2004 – i ka tani gjasat më të mëdha për të pasuar Hillary Clintonin, pasi ajo të japë dorëheqje në muajin janar.
XS
SM
MD
LG