Ndërlidhjet

Pak progres ndërmjet ANEB-it e Iranit


Ilustrim
Ilustrim
Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord që të takohen sërish në janar, ndonëse nuk ka pasur asnjë zgjidhje të raportuar gjatë bisedimeve të së enjtes në Teheran.

Iranianët kanë thënë se është bërë progres, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) nuk ka komentuar.

ANEB-i po heton nëse Irani po përdor programin e tij bërthamor për të zhvilluar armë atomike. Agjencia e OKB-së kërkon qasje në kompleksin ushtarak të Parçinit, ku dyshon se Irani ka testuar disa aplikacione bërthamore.

Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i gatshëm për t’i ofruar qasjen e kërkuar ANEB-it.

Teherani thotë se ANEB-i ka inspektuar Parçinin më 2005 dhe se nuk ka gjetur prova për punë të fshehtë bërthamore.
XS
SM
MD
LG