Ndërlidhjet

Mirëpriten deklaratat ruse për fatin e Assadit


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Udhëheqësit e rebelëve të Sirisë dhe Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur deklaratat e një zyrtari të Rusisë, të cilat shprehin dyshime për të ardhmen e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Mikhail Bogdanov, zëvendësministër i Jashtëm dhe i dërguar special i Kremlinit për çështjet e Lindjes së Mesme, ka pranuar të enjten se kundërshtarët e Assadit mund të fitojnë konfliktin mbi 20 muaj të gjatë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia “më në fund ëzhtë zgjuar dhe ka pranuar se ditët e regjimit janë të numëruara”.

Lideri politik i rebelëve sirianë, Mouaz al-Khatib, ka thënë se Rusia ka mbështetur një kauzë të humbur.

Rusia ka bllokuar përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të bërë presion ndaj Assadit dhe për të furnizuar rebelët me armë.

Regjimi ka shtypur me dhunë revoltën kundër tij. Aktivistët thonë se mbi 40,000 njerëz, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG