Ndërlidhjet

SHBA - sanksione shtesë ndaj Iranit


Uashington
Uashington
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Sanksionet e fundit, të bëra publike nga Departamenti i Thesarit, kanë në shënjestër shtatë kompani dhe pesë individë, të akuzuar për mbështetjen e aktiviteteve atomike.

Masat u ndalojnë këtyre kompanive dhe individëve të bëjnë biznes me kompanitë ose qytetarët amerikanë dhe u ngrijnë të gjitha asetet që mund t’i kenë në Shtetet e Bashkuara.

Perëndimi dyshon se Irani përdor programin bërthamor për të zhvilluar fshehurazi armë atomike – një akuzë që Irani vazhdimisht e hedh poshtë.
XS
SM
MD
LG