Ndërlidhjet

OKB mirëpret angazhimet për mbrojtjen e Kaspikut


Deti Kaspik

Deti Kaspik

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si “hap të rëndësishëm” angazhimin e përtërirë të pesë shteteve që kufizohen me Detin Kaspik, për të mbrojtur mjedisin e tij detar.

Programi për Mjedis i OKB-së ka thënë se Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kazakistani dhe Turkmenistani kanë shënuar moment historik me nënshkrimin e një protokolli të ri për Mbrojtjen e Mjedisit Detar, të njohur si Konventa e Teheranit.

Protokolli i ri adreson njërin nga kërcënimet më të mëdha ekologjike të Kaspikut, që është ndotja nga burimet tokësore, si: bujqësia dhe industria.

Ministrat e pesë shteteve në fjalë kanë rënë dakord për protokollin gjatë bisedimeve në Moskë, më 10-12 dhjetor.
XS
SM
MD
LG