Ndërlidhjet

Vriten tre militantë në Dagestan


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën tre njerëz të përshkruar si “militantë” janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në kryeqytetin e Dagestanit, Makaçkala.

Beteja me armë ka nisur mbrëmjen e së enjtes, kur policia ka bërë përpjekje të arrestojë të dyshuarit.

Ministria e Brendshme e Dagestanit ka thënë se militantët “kanë bërë rezistencë me armë dhe janë vrarë në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar”.

Mësohet se asnjëri nga policët nuk është lënduar.

Dagestani ndodhet në rajonin rus të Kaukazit, ku dhuna ndërmjet militantëve islamikë dhe forcave të sigurisë së Rusisë lë çdo vit dhjetëra të vrarë.
XS
SM
MD
LG