Ndërlidhjet

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të marrë sot vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të marrë pjesë në ndeshjet miqësore.

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s takohet sot në Tokio të Japonisë.

Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.

FIFA më pas ka pezulluar vendimin derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv.
XS
SM
MD
LG