Ndërlidhjet

logo-print

Panetta urdhëron vendosjen “Patriot”-ve në Turqi


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka nënshkruar urdhrin për dërgimin e dy raketave "Patroit" dhe të 400 trupave në Turqi.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, ka thënë se Panetta ka nënshkruar urdhrin sot, pak para arritjes për një vizitë të paparalajmëruar në Turqi, ku do të takojë trupat amerikane të stacionuara në bazën Incirilik.

Vendosja e raketave "Patriot" është pjesë e aksionit të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e Turqisë ndaj kërcënimeve të Sirisë.

Gjermania dhe Holanda do të dërgojnë gjithashtu raketa të tilla në jug të Turqisë.

Ato do të vendosen nën komandën e NATO-s dhe do të jenë operacionale nga fundi i janarit.
XS
SM
MD
LG