Ndërlidhjet

Tre viktima nga të ftohtët në Bullgari


Ilustrim

Ilustrim

Stuhitë e borës dhe temperaturat deri në -19 gradë Celsius kanë shkaktuar vdekjen e tre personave në Bullgari.

Mediat lokale thonë se njëra viktimë është regjistruar në qytetin Dupnista, ndërsa dy të tjerat në rajonet Ruse dhe Shumen.

Reshjet e dendura të borës kanë paralizuar trafikun në disa rajone të Bullgarisë që nga e mërkura.

Temperaturat, ndërkaq, kanë shënuar -19.2 gradë Celsius mëngjesin e sotëm në qytetin Kyustendil.

Moti i ftohtë ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Evropës, përfshirë rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG