Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman kërkon ndalimin e partisë së djathtë


Germany - extremism, Michael Fischer & NPD demonstration (Foto: Indymedia)
Germany - extremism, Michael Fischer & NPD demonstration (Foto: Indymedia)
Dhoma e Lartë e parlamentit gjerman është pajtuar që të kërkojë nga gjykata më e lartë e vendit të ndalojë aktivitetet e Partisë Nacional Demokratike të ekstremit të djathë.

Vendimi i Bundesratit për ta dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese pason mbështetjen nga 16 shtete për ndalesën ndaj subjektit që është kundër të huajve, NPD-së, që ka mbështetës neo-nazistë dhe mban disa ulëse parlamentare në disa shtete lindore, njofton DPA.

Kjo është hera e dytë, që Gjermania tenton ta ndalojë NPD-në, e cila ka marrë 1.176 milionë euro nga fondet publike, nën një skemë për partitë legale politike.
XS
SM
MD
LG