Ndërlidhjet

UEFA e pakënaqur me dënimin ndaj Serbisë


Incidentet ne ndeshjen mes Serbisë dhe Anglise ne Krushevc, 16 tetor, 2012.

Incidentet ne ndeshjen mes Serbisë dhe Anglise ne Krushevc, 16 tetor, 2012.

UEFA ka gjasa që të kërkojë sanksione më të ashpra kundër Serbisë, duke apeluar vendimin e panelit të vet të pavarur, në incidentin ku lojtarët e Anglisë ishin ofenduar në baza racore në një ndeshje të Kampionatit Evropian nën moshën 21 vjeçare.

UEFA tha të premten se presidenti i saj, Michel Platini, i cili është në Japoni për
takimet e FIFA-s, javën e ardhshme do të të vazhdojë procedurat për të kundërshtuar sanksionet e shpallura të enjten nga paneli i pavarur disiplinor i UEFA-s.

Federata e Futbollit e Serbisë u gjobit me 80 mijë euro, dhe u urdhërua që ta luajë një ndeshje të grupin nën 21, në një stadium të zbrazët.
XS
SM
MD
LG