Ndërlidhjet

Tubime rivale para referendumit në Egjipt


Kajro, foto ng arkivi

Kajro, foto ng arkivi

Grupet egjiptiane po zhvillojnë tubime rivale para referendumit mbi projekt-kushtetutën kundërthënëse, e cila ka nxitur protestat e opozitës.

Votimet do të zhvillohen të shtunën në Kajro, Aleksandri dhe në tetë provinca të tjera, derisa gjysma tjetër e vendit do të votojë një javë më vonë.

Dhjetëra mijëra policë dhe trupa ushtarake janë vendosur në qytete para votimit.

Kritikët thonë se projekt-kushtetuta e mbështetur nga aleatët e presidentit Mohammed Morsi, është shumë islamike.

Grupi kryesor opozitar, Fronti për Shpëtimin e Kombit, ka kërkuar që të votohet me “jo” në referendum, por nuk ka kërkuar bojkotim të referendumit.

Kundërthëniet mbi kushtetutën kanë shkaktuar trazira në tri javët e kaluara, ku kanë mbetur të vdekur të paktën tetë persona.

Morsi ka ofruar lëshime ndaj opozitës duke e anuluar dekretin e nëntorit, i cili i jepte atij kompetenca të gjëra.
XS
SM
MD
LG