Ndërlidhjet

Kroacia dekriminalizon posedimin e drogës


Ilustrim
Ilustrim
Që nga një janari i vitit 2013, posedimi i narkotikëve për përdorim personal nuk do të trajtohet më si krim, por si keqbërje, ka vendosur parlamenti kroat, gjatë amendamentimit të Kodit Penal.

Nën amendamentet, posedimi i narkotikëve ilegalë për përdorim personal nuk do të trajtohet më si shkelje kriminale, por, do të shqiptohet gjobë në vlerë prej 5 mijë deri në 20 mijë kuna.

Personi që ka narkotikë mund të dërgohet në rehabilitim ose mund të dënohet me shërbime për komunitetin.

Ligji nuk saktëson sasinë e drogës që mund të konsiderohet si sasi për përdorim personal.
XS
SM
MD
LG