Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti gjerman mbështet dërgimin e "Patriot"-ve


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti gjerman ka mbështetur dërgimin e rreth 400 ushtarëve gjermanë dhe një sistem të mbrojtjes raketore në Turqi për ta ruajtur atë nga sulmet prej Sirisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, gjithashtu pritet të marrin pjesë në misionin, i cili u mbështet nga një shumicë dërrmuese e Dhomës së Ulët të parlamentit gjerman, Bundestagut.

Dislokimi i trupave dhe sistemit të mburojës raketore ishte thjeshtë “një masë mbrojtëse”, tha Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle.

“Është e qartë se ne duhet të ndihmojmë partnerët tanë në NATO, në këtë rast, Turqinë, për ta mbrojtur veten kundër një kërcënimi të jashtëm”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG