Ndërlidhjet

Vrasja e gazetarit rus, identifikohet i dyshuari i dytë


Kazbek Gekkiyev, gazetari i vrare më 5 dhjetor, foto nga arkivi

Kazbek Gekkiyev, gazetari i vrare më 5 dhjetor, foto nga arkivi

Ministri i Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev tha se është identifikuar një i dyshuar i dytë për vrasjen e Një spikeri televiziv në Republikën ruse të Kabardino-Balkarias.

Autoritetet thanë se i dyshuari i dytë për vrasjen është një banor lokal, 27-vjeçari Inoyat Tabukhov.

Gjatë kësaj jave, policia identifikoi 30-vjeçarin, Zeytun Baziev si Të dyshuarin e parë.

Që të dy, Baziev dhe Tabukhov janë akTualisht në arrati.

Ata dyshohet se kanë shtënë ndaj spikerit Kazbek Gekkiyev, derisa po e linte punën në mbrëmjen e 5 dhjetorit.

Një ditë pas vrasjes, presidenti rus, Vladimir Putin kërkoi nga forcat e rendit që ta kapin autorin e vrasjes së gazetarit.
XS
SM
MD
LG