Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës vazhdon të shprehet tejet e zhgënjyer me vendimin e Brukselit për shtyrjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim (MSA).

Ndërkohë, opozita shpreh zhgënjimin me punën e qeverisë në fushën e integrimeve.

Ndërlidhja e procesit të integrimit evropian me dialogun Kosovë – Serbi, nga qeveria shihet si mjaft i dëmshëm për procesin integrues të Kosovës.

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku

Ministrjae Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku tha të premten se ndërlidhja e procesit të integrimeve me rezultatet e bisedimeve ka ndikuar që të ketë vonesa në këtë drejtim, për çka ajo u shpreh tejet e zhgënjyer.

Më duhet të shpreh zhgënjimin në emrin tim dhe Qeverisë së Kosovës për faktin që konkluzat e dhjetorit kanë një dallim substancial me konkluzat e muajit tetor dhe se tani në dhjetor është bërë një ndërlidhje e drejtpërdrejtë e procesit të integrimit evropian me rezultatet në procesin e dialogut Kosovë - Serbi”, është shprehur Çitaku.

Ministrja Vlora Çitaku vlerësoi po ashtu se për shkak të mospajtimeve në Bruksel, Kosova ka mbetur prapa në proceset integruese, përderisa ritheksoi gatishmërinë e qeverisë për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se me këtë ritëm dhe trend të punës së qeverisë, Kosova mund të ketë mjaftë sfiduese që të sigurojë caktimin e datës për nisjen e negociatave me BE-në edhe gjatë verës së vitit 2013.

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri

Po aq sa Qeveria e Kosovës është e zhgënjyer me Brukselin po aq ne si opozitë dhe populli i Kosovës jemi të zhgënjyer me qeverinë. Me vet faktin që janë kërkuar rezultate të prekshme në shtyllën e sundimit të ligjit, në luftë kundër krimeve dhe rezultate të prekshme në reformën e administratës publike, me këtë dinamikë dhe angazhim unë nuk pres lëvizje pozitive..., ndonëse pranvera e vitit të ardhshëm do të duhej që Kosovës t’i lejonte dhe mbështeste rekomandimin e komisionit Evropian që Kosova të hyjë në Marrëveshjen për MSA-në, si hapi i parë i madh”, thekson Haziri.

Përkundër faktit që Bashkimi Evropian nuk ka caktuar datën për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që t’i përmbushë kriteret e përcaktuara nga Brukseli për këtë fazë deri në fund të muajit janar.

Brukseli i ka ndarë këto kritere ne afatshkurta dhe afatgjata.

Sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, trashëgimia kulturore dhe tregtia, bëjnë pjesë në kriteret kryesore në të cilat Kosova duhet të shënojë përparime muajt e ardhshëm, përfshi edhe miratimin e infrastrukturës ligjore.

  • 16x9 Image

    Zijadin Gashi

    Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Trego komentet