Ndërlidhjet

Vuçiq: Politikanët i mbanin anën Mishkoviqit


Miroslav Mishkoviq arrestohet nga policia, 12 dhjetor, 2012, Beograd

Miroslav Mishkoviq arrestohet nga policia, 12 dhjetor, 2012, Beograd

Nënkryetari i Qeverisë Serbe, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se shumë politikanë ia kanë mbajtur anën pronarit të Deltës, Miroslav Mishkoviqit dhe jo atë të shtetit.

Biznesmenit më të pasur të Serbisë, Miroslav Mishkoviq, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Mishkoviq u arrestua të mërkurën së bashku me djalin e tij, Markon dhe tetë të tjerë në lidhje me një seri të marrëveshjeve të dyshimta të privatizimit.

Vuçiq në një konferencë për gazetarë tha se Qeveria e Serbisë është në dijeni se se janë disa njerëz që kanë marrë në muaj nga 30 mijë deri në 50 mijë euro, derisa me këto fakte duhet të merren organet shtetërore përgjegjëse.

Ai nuk ka përmendur emrat e atyre që kanë pranuar paratë.

Akuzat ndaj Mishkoviqit, kanë të bëjnë me një skemë të dyshuar për përvetësim në vlerë rreth 40 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG