Ndërlidhjet

Paraburgim në rastin e krimit të organizuar


Ilustrim
Ilustrim
EULEX-i ka njoftuar se një gjykatës i procedurës paraprake i këtij misioni caktoi masë paraburgimi për pesë persona të arrestuar si pjesë e një operacioni të kryer nga Ekipi i Përbashkët Hetuesisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës.

Masat iu shqiptuan edhe tre personave të tjerë; ata duhet të paraqiten në stacionin e policisë, të mos e lëshojnë vendbanimin e tyre, si dhe iu janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të dyshimit të bazuar që kanë marrë pjesë në kontrabandimin me migrantë dhe kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar.

Shtatë prej të dyshuarve janë arrestuar në mëngjesin e së enjtes, në bazë të një urdhri të gjyqtarit të EULEX-it. Personi i tetë është arrestuar më vonë.

Rastin është duke e hetuar një prokuror i EULEX-it nga PSRK.
XS
SM
MD
LG