Ndërlidhjet

Traktati i ri i ITU-së i hap rrugë kontrollit të internetit?


Ilustrim
Ilustrim
Pas dy javëve të negociatave, 89 shtete kanë nënshkruar një traktat të ri global mbi rregullat e telekomit në mes të kundërshtimeve për rregullimin e mundshëm të internetit.

Njoftimi u bë të premten në fund të një konference të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit të OKB-së në Dubai.

Pesëdhjetë e pesë vende nga unioni 193-anëtarësh i OKB-së, nuk e kanë nënshkruar traktatin, i cili pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2015.

Operatorët e internetit dhe vendet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar tekstin, duke thënë se ai i hap rrugën qeverive që ta kontrollojnë internetin.

Traktati është përditësimi i parë për Rregulloren obligative Ndërkombëtare të Telekomunikacionit, të miratuar në vitin 1988.
XS
SM
MD
LG