Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm izraelit


Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman

Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për shkelje të besimit.

Në një deklaratë të dërguar me email, Lieberman tha se “edhe pse e di se nuk kam kryer asnjë krim, kam vendosur të japë dorëheqje nga posti im si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër”.

Të mërkurën, prokurori i përgjithshëm i Izraelit e akuzoi Liebermanin për shkelje të besimit, por e pastroi atë nga akuzat për mashtrim dhe spastrim të parave në një hetim 12-vjeçar.

Aktakuza për shkeljen e besimit ka të bëjë me dyshimet se Lieberman kishte marrë dokumente të klasifikuara të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me hetimet kundër tij nga një ish i dërguar i Izraelit në Bjellorusi.
XS
SM
MD
LG