Ndërlidhjet

FIFA lejon Kosovën të luajë miqësore ndërkombëtare


FIFA

FIFA

FIFA ka konfirmuar Kosovën si ekip të saj, në takimin e fundit të komitetit ekzekutiv, njofton AP.

Ky komitet është pajtuar që të zbatojë vendimin për të lejuar Federatat anëtare të FIFA-s që të lejojnë miqësoret ndërkombëtare me Kosovën, e cila nuk është anëtare e FIFA-s.

Në vendim përfshihen klubet futbollistike, kombëtaret e të rinjve, klubet amatore dhe të femrave.

Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.

FIFA më pas ka pezulluar vendimin derisa të deklarohet Komiteti i saj Ekzekutiv
XS
SM
MD
LG