Ndërlidhjet

logo-print

Konektikat: 27 të vrarë, nga ta 20 fëmijë


Jashtë shkollës "Sandy Hook".

Jashtë shkollës "Sandy Hook".

Njëzet fëmijë dhe të paktën shtatë të rritur kanë humbur jetën nga të shtënat e një personi të armatosur, në një shkollë në Konektikat të SHBA-së.

Shkolla Fillore “Sandy Hook” kishte fëmijë nga kopshti deri në klasën e katërt.

Presidenti Barack Obama ka thënë se zemrat e popullit janë thyer dhe u ka bërë thirrje amerikanëve për unitet.

“Shumica e atyre që kanë vdekur ishin fëmijë – fëmijë të vegjël dhe të bukur nga mosha 5 deri në 10 vjeç. Ata kanë pasur gjithë jetën para tyre: ditëlindjet, diplomimet, martesat, fëmijët e tyre. Në mesin e të vrarëve ka edhe mësues, burra dhe gra që u kanë kushtuar jetën fëmijëve tanë për të përmbushur ëndrrat e tyre. Andaj, zemrat tona sot janë thyer”, ka thënë presidenti Obama.

Policia ka thënë se autori i dyshuar i tragjedisë në “Sandy Hook” është Adam Lanza, 20 vjeç, nëna e të cilit ka punuar në shkollë.

Ai ka vrarë së pari nënën e tij në shtëpi, për të kryer pastaj vrasjet në shkollë, përpara se në fund të vetëvritej.
XS
SM
MD
LG