Ndërlidhjet

Egjipti voton për kushtetutën


Kajro, 15 dhjetor 2012.
Kajro, 15 dhjetor 2012.
Në Egjipt kanë nisur votimet në referendumin për kushtetutën e re.

Presidenti Muhammad Morsi dhe mbështetësit e tij islamikë thonë se dokumenti do ta shtyjë vendin më afër demokracisë.

Kritikët, përfshirë liberalët, laikët dhe të krishterët, mendojnë se kushtetuta është shumë islamike dhe se shkel disa të drejta themelore.

Mbi 26 milionë votues pritet të hedhin votat e tyre sot, ndër 25 milionë të tjerë javën e ardhshme.

Votimet e sotme mbahen në dhjetë provinca, përfshirë Kajron dhe Aleksandrinë.

Të premten në Aleksandri, mbështetësit dhe kundërshtarët e Morsit janë përleshur me thika dhe shpata.

Kushtetuta e re ka shkaktuar krizën më të rëndë në Egjipt që nga rënia e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, gati dy vjet më parë.
XS
SM
MD
LG