Ndërlidhjet

logo-print

Opozita ruse proteston edhe pa leje


Moskë (foto ilustruese)

Moskë (foto ilustruese)

Grupet opozitare në Rusi kanë planifikuar për sot protesta në Moskë dhe Shën Petersburg.

Ato kanë thënë se do të mbajnë protestën në kryeqytet, pavarësisht se u është mohuar leja e autoriteteve lokale.

Protesta në Shën Petersburg, ndërkaq, ka siguruar lejen e zyrtarëve të qytetit.

Marshet e sotme kanë për qëllim të shënojnë përvjetorin e parë të protestave, që kanë shpërthyer pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të kaluar për shkak të dyshimeve për mashtrime zgjedhore.
XS
SM
MD
LG