Ndërlidhjet

logo-print

Në Prishtinë nis samiti i të rinjve të Ballkanit


Prishtinë

Prishtinë

Samiti treditor i të rinjve, i organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, është hapur sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e mbi 150 të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimit Evropian dhe nga territoret me konflikte nga mbarë bota.

Gjatë tre ditëve ata do të bisedojnë rreth problemeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të këmbejnë eksperiencat.

Në Deklaratën e Samitit, të rinjtë kanë kërkuar nga qeveritë që të punojnë për të siguruar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës, si dhe t’i përkrahin nismat shoqërore që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme dhe drejtësi për viktimat.
XS
SM
MD
LG