Ndërlidhjet

Gratë - më të goditura nga kriza financiare


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara kanë thënë se kriza globale financiare dhe ekonomike prek më shumë gratë se burrat në tregun e punës dhe se asnjë përmirësim nuk ka të ngjarë të ndodhë as në vitet e ardhshme.

Organizata Ndërkombëtare për Punë ka thënë se dallimi midis grave të papuna dhe burrave është rritur në vitin 2012, kur janë asgjësuar 13 milionë vende pune për gratë.

Sipas saj, parashikimet tregojnë se nuk do të ketë reduktim të papunësisë së femrave deri në vitin 2017.

Përderisa gratë në të gjithë botën kontribuojnë në ekonomi dhe prodhimtari, ato vazhdojnë të përballen më shumë barriera, që i ndalojnë të realizojnë potencialin e tyre ekonomik, thuhet në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Punë.
XS
SM
MD
LG