Ndërlidhjet

Elefantët që i shpëtoi vodka


Elefantët që i shpëtoi vodka siberiane
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:32 0:00

Elefantët që i shpëtoi vodka siberiane

Dy elefantët cirku ishin duke u transportuar përmes Siberisë, kur rimorkio e tyre mori flakë në rrugë. Elefantët arritën të largohen të padëmtuar, por u ekspozuan më pas në temperatura minus 41 gradë Celsius.

"The Siberian Times", raporton se punëtorët e cirkut vrapuan në një dyqan lokal për të blerë alkool të tipit vodkë, që ata e përzien me ujë të ngrohtë.

Elefantët, Jenny dhe Magda, të dy më shumë se 40 vjet të vjetër, pinë alkoolin.

Drejtori i kopshtit zoologjik që i mori përsipër elefantët, Rostislav Shilo, tha së alkooli i shpëtoi ata nga të ftohtët dhe pneumonia, pa i helmuar ata.

Një njeri që i kishte parë punëtorët e cirkut që blinin alkool tha se "Ne menduam që punëtorët e cirkut kishin vendosur të pinin vetë. Ne i kuptonim, ata pothuajse humbën gjithçka që kishin, dhe gati sa nuk vdiqën vetë”.

"Pastaj e kuptuam që alkooli nuk ishte për ta, por për elefantët".(g.k.)
XS
SM
MD
LG