Ndërlidhjet

Liderë botërorë ngushëllojnë SHBA-në


Të afërm të viktimave...

Të afërm të viktimave...

Liderë nga e gjithë bota kanë shprehur ngushëllime për vrasjen e 20 fëmijëve dhe të paktën shtatë të rriturve nga të shtënat në një shkollë të Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ai i Afganistanit, Hamid Karzai, i Francës, Franois Hollande, ashtu si edhe Papa Benedicti XVI dhe kryeministri i Japonisë, Yoshihiko Noda, kanë shprehur gjithashtu keqardhje.

Sulmi i së premtes në një shkollë fillore në Konektikat është i fundit në vazhdën e disa sulmeve të ngjashme që kanë goditur këtë vit Shtetet e Bashkuara.

Autori Adam Lanza, 20 vjeç, ka kryer vetëvrasje pas tragjedisë që ka shkaktuar.

Përpara sulmit në shkollë, ai ka qëlluar për vdekje edhe nënën e tij në shtëpinë e tyre.
XS
SM
MD
LG