Ndërlidhjet

logo-print

Policia në Moskë arreston protestuesit


Moskë, 15 dhjetor 2012.

Moskë, 15 dhjetor 2012.

Policia në qendër të Moskës ka nisur të arrestojë njerëzit e mbledhur jashtë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë.

Protestuesit janë arrestuar sepse kanë mbajtur shirita të bardhë, kanë bartur shenja politikë ose kanë brohoritur slogane kundër presidentit Vladimir Putin.

Policia ka arrestuar edhe liderët e opozitës: Sergei Udaltsov, Ksenia Sobchak, Aleksei Navalny dhe Ilya Yashin, për shkak se, siç është thënë, kanë bërë përpjekje të organizojnë protesta të paautorizuara.

Rreth 26 njerëz janë arrestuar edhe në Shën Petersburg.

Opozita ka bërë thirrje për marshe paqësore sot, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG