Ndërlidhjet

logo-print

Franca tërheq trupat e fundit luftarake nga Afganistani


Ushtar francez në Afganistan

Ushtar francez në Afganistan

Ushtarët e fundit luftarakë të Francës kanë lënë sot Afganistanin. Largimi i tyre vjen dy vjet para se trupat luftarake NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të përfundojnë misionin në këtë vend.

Francës tani i kanë mbetur rreth 1,500 trupa joluftarake në Afganistan. Ato do të qëndrojnë aty gjatë 2013-ës, për të trajnuar ushtarët afganë.

Pas kësaj date, vetëm disa qindra ushtarë francezë, të përfshirë në bashkëpunim ose misione trajnuese, do të mbeten në Afganistan.
XS
SM
MD
LG