Ndërlidhjet

Damasku kërkon heqjen e sanksioneve


Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallem (foto arkivi)

Ministri i Jashtëm sirian, Walid Muallem (foto arkivi)

Damasku ka thënë se sanksionet e huaja ndaj Sirisë janë duke dëmtuar popullsinë.

Ministri i Jashtëm, Walid Muallem, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara "që të ndërhyjnë për heqjen e tyre".

Ai i ka bërë këto komente në Damask, gjatë takimit me shefen për çështje humanitare të OKB-së, Valerie Amos, e cila ndodhet për vizitë njëditore në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një valë sanksionesh për të dënuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad, për goditjen e dhunshme që u bën protestuesve, të cilët bëjnë thirrje për reforma demokratike.

Protestat, që kanë nisur në mars të vitit të kaluar, janë shndërruar në luftë civile, në të cilën kanë humbur jetën mbi 40,000 njerëz.

Sanksionet aktuale përfshijnë ngrirjen e aseteve të Assadit dhe të liderëve të tjerë qeveritarë, së bashku me embargon mbi tregtinë me naftë dhe armë.
XS
SM
MD
LG