Ndërlidhjet

Edhe Irani shpreh keqardhje për tragjedinë në SHBA


Fëmijët nga shkolla ku ka ndodhur tragjedia
Fëmijët nga shkolla ku ka ndodhur tragjedia
Irani ka shprehur keqardhje për të shtënat tragjike në një shkollë të Shteteve të Bashkuara, ku kanë humbur jetën njëzet fëmijë dhe shtatë të rritur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje shoqërisë amerikane që të mobilizohet kundër “luftënxitjes dhe masakrimit të njerëzve të pafajshëm gjetkë në botë, me anë të terrorizmit, qoftë ose jo i sponsorizuar nga shteti”.

“Nuk ka dallim në mes të fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët bien viktima të veprimeve të armatosura, qoftë në Gaza, SHBA, Afganistan, Pakistan, Irak ose Siri”, ka thënë Mehmanparast.

Masakra e së premtes në një shkollë fillore në Konektikat ka shkaktuar keqardhje në mbarë botën.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike për më shumë se tre dekada. Dy vendet vazhdimisht akuzojnë njëri-tjetrin se mbështesin grupet terroriste në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG